Mbremje gala ne TKOB

Në Teatrin e Operas dhe Baletit ëhtë mbajtur një shfaqje e veçantë me një kolazh pjesësh baleti të realizuara nga nxënësit e shkollës së Mesme Kombëtare Koreografike ose siç njihet ndryshe shkolla e baletit. Në këtë mbrëmje gala u interpretuan pjesë të njohura nga repertori botëror si Liqeni i Mjelmave, Don Kishoti, por nuk munguan edhe pjesë nga repertori kombëtare të interpretuara me mjaft mjeshtri nga Drejtorja e Shkollës, Blerina Arbana para fillimit të mbrëmjes festive vlerësoikontributin e pedagogëve dhe nxënësve për realizimin e këtij spektakli shumë ngjyrësh. Balerinët e së nesërmes interpretuan me pasion pjesët e ndryshme në skenën e TKOB, skenë e cila është ëndërr për secilin prej tyre.