Shqipëria miqësore me Irlandën e Veriut në 3 mars
Federata Shqiptare e Futbollit bën të ditur se në miqësoren e 3 Marsit përballë kombëtares shqiptare do jetë Irlanda e Veriut.
Ndeshja do të luhet në stadiumin kombetar Qemal Stafa në Tiranë.
Në këtë mënyrë plotësohet dhe kërkesa e trajnerit kroat të kombëtares shqiptare, Josip Kuzhe për një kundërshtar të fortë në këtë miqësore.
Kombëtarja irlandeze e futbollit ndodhet në vendin e 40-të në renditjen e përmuajshme të FIFA-s.