E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mancini: Jemi jashtë garës për titull

Roberto Mancini nuk beson se Manchester City do të mund ta fitojë titullin e Premier Ligës këtë sezon. Strategu italian ka një fillim të shkëlqyeshëm në City, katër fitore nga katër takime, që kur e morri nën drejtim klubin anglez në muajin dhjetor.
Edhe pse e riktheu ekipin në top katërshe, Mancini nuk beson se ekipi do të mund të arrijë te titulli i Premier Ligës.
"Sipas meje ka tre ekipe të cilat mund ta fitojnë titullin këtë sezon, Chelsea, United dhe Arsenal. Futbolli është një sport i çuditshëm, gjërat mund të ndryshojnë për disa muaj dhe mund të befasojë ndonjë ekip tjetër, por sipas meje këto tri ekipe do të luftojnë për titull", ka thënë Mancini.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›