E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia mposh me lehtesi Lihtenshtejnin

Shqiperia ka fituar lehtesisht perballe Lihtenshtejnit, skuadres modeste te ofruar nga federate per miqesoren e fundit perpara fillimit te fushates eliminatore te boterorit Afrika e Jugut 2010. Han, sikunder dhe deklaroi ne konferencen e se martes, aplikoi nje formacion te orientuar drejt sulmit, ku pas Kapllanit, si pyke e vetme, vepronin Hyka, Skela e Duro. Takimi nis ethshem per tanet, kur Hyka shenon golin e pare te ndeshjes ende pa u mbushur sekonda e 60-te e minutes se pare, me te shpejtin ne historine e Kombetares sone. Lihtenshtejni duket i dorezuar pasi lojtaret kuqezinj jane zoter ne cdo cep te fushes. Aksionet e Hykes jane te rrezikshme dhe kombinimet me Skelen e nxjerrin gjithmone ne pozicion te favorshem. Megjithate, goli i dyte do te vije nga koka e Kapllanit ne minuten e 18-te te takimit, kur sulmuesi i Karlsruhes do te kerceje mbi te gjithe dhe me koke do te mposhte per here te dyte portierin mik. Minutat ne vijim shohin sulme te shpejta te Shqiperise, por edhe zbritje te kundershtareve, te cilit, gjithsesi, limitohen me goditje nga jashte zones. Rezultati i favorshem u jep mundesine te besuarve te Ari Hani qe te luajne me shpenguar, sidoqofte ata e dalin pak jashte kontureve te lojes se grupit, pasi te gjithe duan te shenojne, si Duro e Skela, madje dhe Cana tentojne per te gjetur nje gol personal, por aksionet treten shpejt, sikunder edhe nisin. Ne pjesen e dyte, trajneri Ari Han ben zevendesime te shumta dhe kerkon t’u jape te gjitheve mundesine per te luajtur nga pak, megjithate, vrulli i minutave te para nuk perseritet me nga ana e Shqiperise, qe e mbyll krejt takimin me fitoren e paster 2-0. Mbyllet me sukses miqesorja e fundit e kuqezinjve perballe ndeshjes se forte kunder Suedise, ndeshje qe perkon dhe me hapjen e fushates eliminatore per ne Afriken e Jugut.

SHQIPERI-LIHTENSHTEJN 2-0

Shenues: Hyka 1’ Kapllani 18’

E merkure, 20 gusht 2008, ora 20:45

Stadiumi Kombetar “Qemal Stafa”, Tirane

SHQIPERIA: Beqaj, Curri, Dallku, Cana, Agolli, Teli, Skela, Lala, Duro, Hyka, Kapllani.

Trajner: Ari Han

Hyka shenon golin me te shpejte ne historine kuqezi

Jahmir Hyka shenoi golin me te shpejte ne historine nderkombetare te futbollit shqiptar, kur mesfushori i Mainc 05 ne Bundesliga 2 realizoi pa kaluar ende minuta e pare, ne sekonden e 46-te, ne miqesoren kunder Lihteshtejnit. Kurre me pare kuqezinjte nuk e kishin gjetur veten ne avantazh ende pa u mbullur 60 sekondat e para dhe kjo ishte padyshim nje nga te vecantat e bukura te ndeshjes se djeshme. Jahmir Hyka, talenti shqiptar i Manzit, i ka dhuruar vetes nje gol te bukur, dhe statistikave te futbollit kuqezi nje rekord krejtesisht te vecante.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›