E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në BE, Frattini : Kërkesa të miratohet brenda verës

Bashkimi Europian do miratojë kërkesën e Shqipërisë për statusin e vendit kandidat Brenda kësaj vere. Lajmin e ka bërë me dije ministri i Jashtëm italian, Franco Frattini."Sigurojmë Shqipërinë se maksimumi brenda kësaj vere do të aprovohet kërkesa për statusin kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Europian", u shpreh Frattini. Frattini ka kërkuar gjithashtu edhe një samit për integrimin e vendeve të Ballkanit për Bashkimin Europian. "Të mbahet një samit më krerët e shteteve të Balkanit Verior për të vendosur për hyrjen në BE", deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›