Shkodër, pranga 30 vjeçarit për tentativë vrasje

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 30-vjeçar për tentativë vrasje. Aleksandër Pylla u arrestua pasi në bashkëpunim me vëllanë e tij Agron Pylla kanë tentuar të vrasin me thikë shtetasin Nazim Kotrri. Ngjarja ndodhi ditën e djeshme në fshatin Guri i Zi. Aktualisht Kotrri gjendet në spitalin rajonal të Shkodrës dhe është jashtë rrezikut për jetën. Policia ka shpallur në kërkim edhe të vëllanë e Aleksandër Pyllës, shtetasin Agron Pylla.