Shqiperia ne BE kreu i KE-se takon Berishen Keni ende shume pune

TIRANE- Kreu i Keshillit te Europes Herman van Rompui ne viziten e tij ne Tirane tha se Shqiperia ka ende shume pune per te bere drejt integrimit te plote te saj ne BE. Deklaraten Rompui e beri gjate nje konference te perbashket per shtyp me kryeministrin Sali Berisha. Duke iu referuar raportit te pritshem te BE mbi progresin e Shqiperise Rompui tha se opinioni ka per te qene i qarte dhe objektiv. Zgjerimi tha ai eshte nje proces i bazuar ne performancen e bere nga qeveria. Shteti i se drejtes reforma ne gjyqesor lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit vazhdojne te jene fenomenet qe duhen luftuar.
Nga ana e tij kryeministri Berisha theksoi se integrimi eshte projekti kryesor i ketij shekulli. Berisha tha se kete proces qeveria shqiptare e vlereson si nje proces te bazuar ne merite.
Kryeministri tha se raportet e BE kane qene raporte pune per qeverie shqiptare.
Jo vetem qe jane paraqitur arritjet dhe progresi i bere ne reforma por ne keto raporte jane percaktuar edhe kerkesat per reformat qe vendi duhet te beje- tha Berisha
Ne axhenden e vizites eshte planifikuar edhe nje takim me presidentin e vendit Bamir Topi.
Kjo eshte vizita e pare Presidentit Van Rompuy ne Tirane qe kur mori detyren ne dhjetor te vitit 2009 por edhe pas vendimit te PE-se per liberalizimin e vizave. Duke njoftuar viziten e tij Presidenti Van Rompuy vleresoi ndalimin ne vendin tone.
Vij ne Shqiperi e nje mesazh inkurajimi. Inkurajim per te vazhduar reformat dhe rolin pozitiv qe vendi juaj luan ne rajon. Stabiliteti dhe integrimi evropian i vendit mbetet i rendesishem per Bashkimin Evropian.- tha ai.
Kryetari i Keshillit te Evropes Herman Van Rompui deklaroi para nisjes se turit te tij se ardhmja e Ballkanit Perendimor eshte ne Bashkimin Evropian dhe shtoi se do te caktoje mbledhjen e keshillit te ministrave te BE-se qe ne te ardhmen e afert te mendohet rreth kesaj.
Ballkani Perendimor eshte perqendruar ne procesin te cilin e drejton BE-ja tha Van Rompui para vizites ne Mal te Zi dhe Maqedoni. Te merkuren ai do te vizitoje Bosnjen dhe Shqiperine.
Ai kerkoi qe vendet e Ballkanit Perendimor te luftojne me vendosmeri korrupsionin dhe krimin e organizuar sepse ato kercenojne stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.
Viziten e tij ne vendin tone ai e kishte paralajmeruar qe ne prill gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha ne Bruksel.