E Diel, 1 Nëntor 2026

Kreu i KE takon Topin Nese doni integrimin vazhdoni me reformat

UPDATE- Shqiperia duhet te vijoje reformat nese deshiron integrimin evropian. Kjo ka qene deklarata e presidentit te Keshillit Evropian Herman van Rompui gjate takimit te tij me presidentin e vendit Bamir Topi.

Mbeshtesim pa rezerva te ardhmen evropiane te Shqiperise. shte e rendesishme te vazhdohet me reformat integruese

Ndersa nga ana e tij presidenti Topi shprehi vleresim per bashkepunimin dhe mbeshtetjen e vazhdueshme te BE-se

Po sensibilizojme qytetaret per procesin e heqjes se vizave ka theksuar Topi.



Kreu i Keshillit te Europes Herman van Rompui mbajti te njejtin qendrim edhe ne takimin e tij me kryeministrin Berisha.

Shqiperia ka ende shume pune per te bere drejt integrimit te plote te saj ne BE - tha Rompui. Duke iu referuar raportit te pritshem te BE mbi progresin e Shqiperise Rompui tha se opinioni ka per te qene i qarte dhe objektiv. Zgjerimi tha ai eshte nje proces i bazuar ne performancen e bere nga qeveria. Shteti i se drejtes reforma ne gjyqesor lufta ndaj krimit te organizuar dhe korrupsionit vazhdojne te jene fenomenet qe duhen luftuar.

Nga ana e tij kryeministri Berisha theksoi se integrimi eshte projekti kryesor i ketij shekulli. Berisha tha se kete proces qeveria shqiptare e vlereson si nje proces te bazuar ne merite.

Kryeministri tha se raportet e BE kane qene raporte pune per qeverie shqiptare.

Jo vetem qe jane paraqitur arritjet dhe progresi i bere ne reforma por ne keto raporte jane percaktuar edhe kerkesat per reformat qe vendi duhet te beje- tha Berisha



Ne axhenden e vizites eshte planifikuar edhe nje takim me presidentin e vendit Bamir Topi.

Kjo eshte vizita e pare Presidentit Van Rompuy ne Tirane qe kur mori detyren ne dhjetor te vitit 2009 por edhe pas vendimit te PE-se per liberalizimin e vizave. Duke njoftuar viziten e tij Presidenti Van Rompuy vleresoi ndalimin ne vendin tone.

Vij ne Shqiperi e nje mesazh inkurajimi. Inkurajim per te vazhduar reformat dhe rolin pozitiv qe vendi juaj luan ne rajon. Stabiliteti dhe integrimi evropian i vendit mbetet i rendesishem per Bashkimin Evropian.- tha ai.



Kryetari i Keshillit te Evropes Herman Van Rompui deklaroi para nisjes se turit te tij se ardhmja e Ballkanit Perendimor eshte ne Bashkimin Evropian dhe shtoi se do te caktoje mbledhjen e keshillit te ministrave te BE-se qe ne te ardhmen e afert te mendohet rreth kesaj.

Ballkani Perendimor eshte perqendruar ne procesin te cilin e drejton BE-ja tha Van Rompui para vizites ne Mal te Zi dhe Maqedoni. Te merkuren ai do te vizitoje Bosnjen dhe Shqiperine.

Ai kerkoi qe vendet e Ballkanit Perendimor te luftojne me vendosmeri korrupsionin dhe krimin e organizuar sepse ato kercenojne stabilitetin dhe zhvillimin ekonomik.

Viziten e tij ne vendin tone ai e kishte paralajmeruar qe ne prill gjate nje takimi me kryeministrin Sali Berisha ne Bruksel.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›