E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria në flakë, shteti kërkon që përgjegjësit të paguajnë zjarrëfikësen

Zona të shumta të vendit, nga veriu në jug, prej ditësh ndodhen mes flakëve. Mësohet se deri më tani janë djegur 1300 hektarë pyjë, ndërsa jeta e shumë personave është vënë në rrezik.

Shumica e zjarreve duket se janë të qëllimshëm. Deri më tani, policia ka arrestuar shumë pak prej përgjegjësve të këtyre zjarreve.

Por, çudia më e madhe vjen nga Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit Zjarrfikës në vend, Dilaver Laçi.

Ky i fundit e injoron faktin se këta zjarrëvënës duhet të mbajnë përgjegjësi penale dhe thotë se ata duhet të paguajnë shërbimin e zjarrëfikësve për të shuajtur zjarrin, si dhe koston financiare të dëmeve të shkatuara nga zjarri.

Siç duket, për shtetin më shumë rëndësi paska fakti se po harxhoojnë disa para për fikjen e zjarrit, se sa shkatërrimi i hektarëve të tërë me pyje dhe vënia në rrezik e jetëve të njerëzve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›