Shqipëria në ""Expo Milano 2015"

Shqipëria do të marrë pjesë në ekspozitën botërore "Expo Milano 2015", për të prezantuar potencialet e saj në energji dhe në ushqim.
Deklarata është nënshkruar nga kryetarja e Bashkisë së Milanos, Letizia Moratti dhe ministri i Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjitikës, Dritan Prifti.
Pas nënshkrimit të deklaratës, zonja Moratti dhe kryeministri Sali Berisha mbajtën një konferencë për shtyp.
Në fjalën e saj, Zonja Moratti tha se ekspozita botërore që do zhvillohet në Milano nuk do jetë vetëm një eveniment, por një projekt që synon paraqitjen e potencialeve të vendeve. "Kjo deklaratë që u nënshkrua sot do bëjë të mudur që të studiojmë së bashku rrugët për të zhvilluar më tej sektorin e ushqimit e energjisë duke pasur parasysh potencialet e mëdha që gëzon Shqipëria", u shpreh ajo.
Nga ana e tij, kryeministri Berisha tha se në takim zonja Moratti e njohu me parimet e ekspozitës "Expo Milano 2015 ", sipas së cilës kjo ekspozitë nuk do jetë një muze për atë që është arritur në nivel botëror, por si një proces universal në të cilën kombet e planetit gjejnë mundësi për të promovuar potencialet e tyre në energji dhe ushqim. Berisha tha se Shqipëria ka potenciale të mëdha të energjisë së rinovueshme. "Kryetarja e Bashkisë së Milanos dhe koordinatorja e qeverisë italiane për këtë ekspozitë u angazhuar të krijojë një eveniment të rëndësishëm për Shqipërinë për të ekspozuar potencialet e saj në Milano", tha ai.
Berisha tha se në takim u diskutua edhe për transportin urban në Tiranë. "Ministria e Punëve Publike do punojë me një nga ndërmarrjet më të mëdha të transportit për ndërhyrjen më efiçente për të lehtësuar transportin urban për qytetarët e Tiranës", shtoi ai.
Duke iu referuar bllokimit të bulevardit "Dëshmorët e Kombit", për shkak të grevës së urisë së deputetëve dhe mbështetësve të PS-së, Berisha tha se" Rama të pyesë kampionin e botës për grevën e urisë, Marco Panella nëse i ka bllokuar rrugët e qytetit me grevat e urisë.
Ai erdhi e vizitoi grevën dhe më thanë se u ka deklaruar se rrugën nuk duhet ta bllokoni".