Tërhiqet avokati,shtyhet seanca për Ruzhdien

Tërheqja e avokatit Baftjar Shehu që mbronte tre të akuzuar, ka çuar në shtyrjen e seancës së radhës të procesit për abuzimet gjatë procesit zgjedhor më 28 qershor në Komunën e Ruzhdies në Fier.
Në seancën e radhës, veç tërheqjes së Shehut që mbronte 3 prej të akuzuarve mungoi edhe një tjetër avokat, i cili kishte justifikuar mos prezencën me një proces në Apel.
Por prokurori i çështjes tha se në sallën e gjyqit se avokatin e kishte parë vetëm disa minuta para nisjen së seancës në shkallët e gjykatës.
Nën akuzë janë 9 persona, të cilët akuzohen për shpërdorim detyre si dhe falsifikim të dokumentacionit bazuar në nenet 245 dhe 248 të kodit penal si dhe votim më shumë se njëherë dhe shkelje të fshehtësisë së votimit bazuar në Kodin Zgjedhor.