Shqipëria, një thesar që na përfaqëson me dinjitet kudo

TIRANË, 29 nëntor/ATSH/ Shqipëria turistike, kulturore dhe shpirtërore mbetet një thesar që na përfaqëson me dinjitet kudo.
Në 81-vjetorin e Çlirimit të vendit Agjencia për Media dhe Informim ka publikuar një video promovuese të Shqipërisë duke prezantuar që nga malet e veriut mbuluar me dëborë deri tek qytetet bregdetare dhe vlerat e trashëgimisë historike e kulturore të vendit tonë që pret miliona turistë gjatë gjithë vitit.
Shqipëria është një melodi që nuk hesht kurrë, një ndërthurje traditash të lashta, kulture që na dallon dhe muzike që mbart ngrohtësi në çdo cep të saj. Është vallja e brezave, mikpritja që na karakterizon dhe bukuria që shtrihet nga brigjet e Jonit deri te majat e Alpeve.
Në këtë ditë Çlirimi kujtomë pasurinë e historisë së Shqipërisë, vlerën që mbart çdo gur, çdo këngë dhe ngjyra e flamurit.
/k.s/r.e/ /a.g/