Shqipëria njeh opozitën siriane, jep 100 mijë USD për refugjatët në Turqi
Tiranë- Qeveria Shqiptare ka njohur si përfaqësuesen legjitime të Sirisë koalicionin opozitar atje. Këshilli i Ministrave përmes një njoftimi online thotë se kryeministri Sali Berisha ka vendosur të njohë opozitën siriane ‘si të vetmen përfaqësuese legjitime të Sirisë dhe kombit sirian’.
“Shqipëria i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut të marrin të gjitha vendimet për të ndaluar masakrën e civilëve dhe barbarisë që Bashar al-Assad dhe regjimi i tij po kryejnë çdo ditë, mbi popullin e pambrojtur sirian”,-thuhet në njoftimin e KM-së.
Sipas qeverisë ‘Shqipëria do të japë një ndihmë prej 100 mijë dollarësh për refugjatët sirianë në Turqi dhe është e gatshme të dërgojë ekipe mjekësore dhe ndihma të tjera në kampet e tyre’.
Më 12 dhjetor presidenti Barack Obama ka thënë se Shtetet e Bashkuara tani njohin zyrtarisht koalicionin kryesor opozitar të Sirisë si “përfaqësues legjitim të popullit të saj”.
Na ndiqni në: @GazetaIdea në Twitter/Gazeta Idea (Faqja Zyrtare) në Facebook
Ndani me ne komentet tuaja: