E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia njeh opoziten siriane

Kryeministri Sali Berisha informon se Shqipëria vendos të njohë opozitën siriane si të vetmen përfaqësuese legjitime të Sirisë dhe kombit sirian.
Në njoftimin zyrtar në faqen e këshillit të ministrave Shqipëria i bën thirrje Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Aleancës së Atlantikut të Veriut të marrin të gjitha vendimet për të ndaluar masakrën e civilëve dhe barbarisë që Bashar al-Assad dhe regjimi i tij po kryejnë çdo ditë, mbi popullin e pambrojtur sirian.

Shqipëria do të japë një ndihmë prej 100 mijë dollarësh për refugjatët sirianë në Turqi dhe është e gatshme të çojë ekipe mjekësore dhe ndihma të tjera në kampet e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›