E Diel, 1 Nëntor 2026

Arvizu Retorikat nacionaliste minojne stabilitetin Rama Mesazhi kembane alarmi

Referendumi për bashkimin e Shqipërisë me Kosoven do të destabilizonte rajonin e Ballkanit. Ka qenë ky mesazhi i ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu në konferencën në konferëncën e 15 të këshillit të Veri-Atlantikut.
“Thirrja e fundit nga Aleanca kuqezi për referendum për bashkim kombëtar “Shqipëri-Kosovë nuk i shërben as apiratave të integrimit atlantik të vendit si dhe minon përparimin e arritur për stabilitetin dhe paqen në rajon.SHBA nuk e mbështesin ndryshimin e kufijve kombëtarë të rajonit. Çdo përpjekje për ta bërë këtë është kundeërproduktive dhe destabilizuese. Partitë politike dhe drejtuesit duhet të përqëndrohen në atë që ata thonë se është e rëndësishme, integrimi euroatlantik. Fjala për një Shqipëri të madhe të rreme është një shpërqëndrim nga problemet shume reale nga të cilat përballet Shqipëria sot dhe votuesit nuk duhet të bien pre e kësaj”- apeloi ambasadori amerikan.

Ambasadori Arvizu ishte i qartë edhe në apelin e tij ndaj përfaqësuevse politikë në vendin tonë, që të kenë kujdes në deklaratat e tyre me frymë nacionaliste.

"Kohët e fundit, aktorë politikë të ndryshëm në Shqipëri kanë kërkuar të përdorin mesazhe negative të fokusuara në etnicitetin për qëllime të ngushta politike. Kjo është një lojë e rrezikshme. Tensionet etnike, nëse zgjohen njëherë, janë të vështira, nëse mos të pamundura për t’u parashikuar ose kontrolluar. Është e domosdoshme që personat përgjegjës të përmbahen nga ndezja e ndjenjave etnike, si brenda ashtu edhe jashtë Shqipërisë”- theksoi Arvizu.

Kjo deklaratë e ambasadorit amerikan erdhi pak pasi zv/ministri i Mbrojtjes Arjan Starova sqaroi se ringjallja e identitetit kombëtar shqiptar nuk duhet kuptuar si shfaqje e nacionalizimit.
Por Starova garantoi se vendi ynë do të vijojë të jetë një faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon.

Rama: Mesazhi i ambasadorit amerikan, këmbanë alarmi
I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i kryesocialisti Edi Rama në Tuiter pas deklaratave të ambasadorit amerikan Aleksandër Arvizu se thirrjet nacionaliste destabilizojnë rajonin.
Duke i mbështetur deklaratat eArvizusë, Rama thekson se mesazhi i ambasadorit është këmbanë alarmi dhe se bashkimi kombëtar s’vjen nga rrugët e vjetra të mllefit destruktiv.
“Shqiptarët janë sot të lirë falë mbështetjes amerikane e mirëkuptimit europian. Kurrë s’mund t’i cënojmë këto me politika të vjetra rrënuese
Fantazmat e nacionalizmit turbofolk të së shkuarës s’kanë më vend në rajonin tonë. Ta bëjmë Bashkimin Kombëtar përmes rrugës së re të Europës.
Mesazhi i ambasadorit të SHBA për përcartjet nacionaliste këmbanë alarmi!Bashkimi Kombëtar s’vjen nga rrugët e vjetra të mllefit destruktiv”- thuhet në mesazhin e Ramës në rrjetin social.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›