E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘Shqipëria, nuk duhet t’i thotë gjithmonë po Trump’/ Mema: Duhet të përgatis një plan të ri për politikën e jashtme

Eksperti për çështjet ndërkombëtare, Medlir Mema i ftuar në ‘Real Story’ deklaroi se ka ardhur koha që Shqipëria të përgatisi një plan të ri për politikën e jashtme 2.0.

Mema u shpreh gjithashtu se Shqipëria nuk duhet t’i thotë gjithmonë po kërkesave të Amerikës dhe se ardhja e 100.000 palestinezëve në Shqipëri pa të drejtë kthimi do të prishte kohezionin e brendshëm social dhe ekonomik.

“Nëse duhet të jemi sërish shtet, nuk do të na vijnë palestinezët. Botova një shkrim për një politikë të jashtem të re 2.0 për Shqipërinë sepse kemi të bëjmë me një ndryshim historik të linjës EuroAtalantike sepse së pari vetë SHBA po shkon në një drejtim që është i panjohur për ne. Së dyti, integriteti dhe kohezioni i brendshëm europian nuk është ai që ka qenë. Kemi një ringjallje të interesit rus- kinez në rajon dhe në botë dhe në këto tre kontekste do të thotë që Shqipëria duhet ta mendojë mirë planin e jashtëm. A mund dhe a duhet t’i thotë Po Trump? Përgjigja është jo.

Do të thotë fakti që kohezioni social, ekonomik me sjelljen e 100,000 palestinezëve në Shqipëri, pa të drejtë rikthimi, do të prishet. E drejta ndërkombëtare e ndalon dhe e bën të paligjshme sepse është spastrim etnik. Trump mund të bëjë disa gjëra dhe ka treguar që i bën. Tani shkojmë tek lëvizja e dytë që i përket institucioneve, Kongresit amerikan, gjykatëvs si dhe aleatëve dhe kundërshtarëve. Presim kundër ofensivën tani. Ajo që nuk kemi thënë është se çfarë fiton Rusia dhe Kina nga lëvizja e Amerikës. Kanë kosto të gjitha.”

/ abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›