E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

‘U konstatua prani tymi te Neurologjia’, QSUT: Nuk ka rrezik për pacientët dhe stafin

Tym në spitalin e Neurologjisë në QSUT. Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza” sqaron se prania e tymit është konstatuar në katin -1 rreth orës 21:45, por nuk ka rrezik për pacientët apo stafin.

“Stafi mjekësor dhe ekipet teknike kanë ndërhyrë për të vlerësuar situatën dhe garantuar vijimin normal të shërbimit. Aktualisht në ambientet e spitalit nuk ka asnjë rrezik për pacientët apo personelin dhe puna vijon pa asnjë pengesë.

Autoritetet përkatëse janë njoftuar për të kryer verifikimet e nevojshme dhe për të siguruar që gjithçka është në parametra të sigurt.“, thuhet në reagimin e QSUT.

View this post on Instagram

A post shared by QSUT (@qsut_nene_tereza)

/abcnews.al

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›