Shqipëria nuk është vetëm makth i turistëve, por edhe i vetë shqiptarëve
Shqipëria nuk është vetëm makth i turistëve, por edhe i vetë shqiptareve. Për të levizur neper Shqiperi natyrisht duhet të levizesh shqiptarçe, pra duhet të njohesh “infrastrukturën” specifike. Por une mendoj që si për turistet edhe për shqiptaret apo kosovaret, me e rëndësishme mbetet se ç’i pret atje ku duan të vene!
-A ka uje? A ka siguri? Po sherbim mjeksor? Po rendi etj., etj.
P.sh., neper Itali në hyrjet e qyteteve të prezantohen të gjitha adresat, numrat e telefonave dhe të tjera informacione për emergjencat.
Ne Shqiperi do të duhen dhjetra vjet për t’u arritur një gje e tille, por të pakten të behen disa faqe interneti për t’u treguar vendet me rreziqe për jeten: Zonat e kontaminuara, zonat ku uji është i infektuar me dizenteri, apo të tjera infeksioni, zonat e detit ku fekalet derdhen direkt në uje të pa filtruara, zonat ku ka me shume hajdute etj., etj. P.sh., mund të publikoheshin e mirëmbaheshin nga OJQ përkatëse faqe të tilla si kjo.