E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqipëria pa shumë yje me Norvegjinë

Kombëtarja Shqiptare do të jetë me shumë mungesa në ndeshjen ndaj Norvegjisë. Giani De Biasit i janë shtuar kokëçarjet për sfidën e radhës dhe vendimtare për kualifikim në botëror.

Alban Meha është lojtari i radhës që do ti mungoj Shqipërisë. Mesfushori i Paderbornit ka pësuar një lëndim të rëndë në gju që do të thotë se nuk mund të ndihmojë Shqipërinë në sfidën e radhës.

Në këtë sfidë nuk do të luajnë as Cana, Roshi e Lila për shkak të ndëshkimeve me kartonë. Edhe Debatik Curri pritet të mungoj për shkak të një lëndimi./Indeksonline/ 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›