Pardew: Bëra shaka unë për Arsenalin

Trajneri i Newcastle United i ka tërhequr fjalët e tij vetëm dy ditë pas një deklarate e cila u kritikua nga tifozët e skuadrës së tij. Pas fitores me QPR-në, Newcastle edhe matematikisht e ka siguruar mbijetesën në Premierligë.
"Në ndeshjen e fundit me Arsenalin, ne edhe nëse humbasim 4 me 0 nuk e kemi aq problem" kishte thënë Pardew pas ndeshjes. Deklarata e tij u kritikua nga tifozët e skuadrës. Pas kësaj ka pasuar edhe reagimi i tij i cili tha se do të luajnë për fitore."Unë kam bërë shaka me këtë.
Ndaj Arsenalit ne do të luajmë për fitore sepse nuk na intereson nëse i nevojiten apo jo pikët Arsenalit" ka thënë Pardew./indeksonline/