E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiperia per here te pare do perfitoje fonde nga BE per bujqesine

Për herë të parë Shqipëria do të jetë përfituese e fondeve të Komisionit Europian për sektorin e bujqësisë, pavarësisht se nuk ka fituar statusin e vendit kandidat. Bëhet fjalë për komponentin e 5 të projektit IPA për vitin 2014-2020. Fondi nuk është përcaktuar ende por pritet të arrijë shifra të konsiderueshme.
Mbështetja me këto fonde do të rrisë standardet e bujqësisë shqiptare për ti qasur ato me BE.
Fondet do të jenë mbështetja në fermë, investime në agropërpunim, të pemëve frutore, vajit të ullirit, në mbështetjen e të ashtuquajturave kooperativa, por edhet bizneseve të tjera jobujqësore, etj.
Drejtori i Agjencisë për Zhvillimin Bujqësor dhe Rural, Gjok Vuksani u bën thirrje fermerëve dhe agropërpunuesve  në vend të përgatiten për një tjetër fazë aplikimi për tërheqjen e financimeve nga BE.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›