Shqipëria për herë të parë në Këshillin e Sigurimit, Rama: Lajm i mirë!

Kryeministri shqiptar Edi Rama ka reaguar pasi Shqipëria u zgjodh të premten për herë të parë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. “LAJM I MIRË. Me 175 vota nga 117 të nevojshme, Shqipëria sapo u zgjodh anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB për vitet 2022-2023” shkruan zoti Rama në rrjetet sociale. Ai publikon me ketë rast edhe dokumentin zyrtar të rezultatit të votimit.