E Enjte, 5 Nëntor 2026

Shqipëria zgjidhet anëtare e Përkohshme e KS të OKB-së, Xhaçka: Mund të kontribuojmë në zgjidhjen e shumë problematikave rajonale dhe globale!

Shqipëria u zgjodh të premten anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit OKB për vitin 2022-2023. Kandidatura e saj u mbështet nga 175 vende nga 190 që morën pjesë në votim. Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë Olta Xhaçka tha pas votimit se ky është një moment historik i marrëdhënieve 65 vjeçare të Shqipërisë me OKB.  Duke folur për Zërin e Amerikës zonja Xhaçka tha se “…ne mund të arrijmë shumë, duke kontribuar në zgjidhjen e problematikave rajonale e globale. Çështja e Kosovës, konsolidimi i pavarësisë së Kosovës dhe rritja e numrit të njohjeve është objektiv strategjik i Shqipërisë. Pavarësia e Kosovës është objektiv kombëtar dhe ndihmon në stabilitetin e rajonit” tha zonja Xhaçka.
Ajo shtoi se ” ky është objektiv kombëtar dhe ndihmon në stabilitetin e rajonit. Do bëjmë gjithçka që çështja e Kosovës, të vihet në vëmendje të OKB-së.  Ne mbështesim fuqishëm dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, duke përmbyllur një dosje mjaft të rëndësishëm në Ballkan, do ishte kyç në hapjen e rrugës për pavarësinë e Kosovës”, tha zonja Xhaçka.
Shefja e diplomacisë shqiptare vlerësoi se SHBA i ka dhënë mbështetje të madhe Shqipërisë, edhe në luftën ndaj korrupsionit. “SHBA i ka dhënë mbështetje Ballkanit për të demokratizuar vendet e rajonit. Lufta kundër korrupsionit në Ballkan, strategji e politikës së jashtme amerikane. 
Duhet parë në këndvështrimin e një vendosmërie të SHBA për të qenë krah për krah qytetarëve shqiptarë. SHBA na kanë dhënë dhe do na japin mbështetje. Reforma në drejtësi dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira e të ndershme janë kryereforma, që kërkon BE-ja”, u shpreh zonja Xhaçka.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›