Shqiperia pike te rende ne RumaniMuzaka firmosi pas 51 vitesh barazimin e dyte kunder rumuneve. Kombetarja per here te peste e nis pozitivisht ndeshjen hapese

Shqiperia e nisi aventuren e saj te 11-te ne kampionatet europiane me nje barazim madheshtor 1-1 ne Rumani ndaj nje skuadre ndaj se ciles nuk merrnin nje rezultat pozitiv qysh prej 23 tetorit te vitit 1949 kur edhe atehere kishim barazuar po 1-1 gol i Pal Mirashit.
Nisja e trete pozitive ne Europiane pas barazimeve 1-1 me Zvicren per Euro 2004 ne Tirane trajner Dosena dhe 2-2 Bjellorusine per Euro 2008 ne Minsk trajner Oto Baric.
Nga ana tjeter kjo eshte ndeshja e peste radhazi qe Shqiperia e nis me rezultat pozitiv nje fushate nderkombetare duke futur ne kete llogari edhe fitoren 2-1 kunder Greqise per Boterorin 2006 trajner Hans Peter Brigel dhe barazimin 0-0 me Suedine per Boterorin e vitit 2010 trajner Ari Han.
Golit te minutes se 80-te te Rumanise te realizuar nga zevendesuesi Bogdan Stancu iu kunderpergjigj ne minuten e 87-te nje tjeter zevendesues Gjergji Muzaka ne te parin gol te tij zyrtar me Kombetaren duke mos harruar golin e tij te mrekullueshem ne trofeun Taci Oli Cup kunder Milanit.
Nje barazim i madh i trajnerit Josip Kuzhe ne rezultatin e tij te gjashte pozitiv radhazi pershire edhe pese miqesoret pergatitore ne prag te fushates kualifikuese te Europianit.
Fitorja e pritshme e 7 shtatorit ne Qemal Stafa kunder Luksemburgut modest do te na coje ne kuoten e kater pikeve perpara se te perballemi me Bosnjen ne 8 tetor por qe ajo vete do te vije nga sfida e forte me Francen.
Per Shqiperine barazimi 1-1 ishte i dyti kunder Rumanise ne 14 ndeshje direkt por me e rendesishmja se Kombetarja fshiu pergjithmone ate kujtim te hidhur te humbjes 6-1 ne eliminatoret e Euro 2008-s.
Pjesa e pare
Trajneri Kuzhe - si gjithmone me shallin e tifozeve kuqezinj ne qafe e mban qysh nga ndeshja kunder Malit te Zi -rreshtoi nje Shqiperi me karakter te theksuar mbrojtes madje me gjashte nese dhe Lorik Canen dhe Debatik Currin do ta konsideronim te tille nderkohe qe Bogdani ashtu edhe sic pritej ishte i vetmi ne sulm i mbeshtetur nga kapiteni Ervin Skela dhe Klodian Duro.
Nje start qe prodhoi qysh ne minuten e pare nje rrezik te jashtezakonshem per porten tone kur rumunin Ciprian Marica nga shume afer goditi shtyllen e djathte pingule te portes se mbrojtur nga Arjan Beqaj.
Vetem Zoti e shpetoi Shqiperine nga nje gol shume i shpejte.
Momenti i dyte i veshtire per porten tone erdhi ne minuten e 12-te kur Beqaj priti ne dy kohe por pa rrezikuar nje gjuajtje nga jashte zones te Mirel Radoit.
Goditja e pare e Shqiperise drejt portes rumune te mbrojtur nga Lobont u fiksua ne minuten e 14-te kur Ansi Agolli leshoi nga larg nje silure por jashte kuadratit.
Shqiperia e barazpeshoi lojen ne njezet minutat e para duke u rreshtuar mire ne mesfushe dhe pervec rastit te minutes se pare Rumania nuk pati ndonje rast te arte per te shenuar pervec fitimit te disa goditjeve nga kendi.
Ne minuten e 24-t nje pasiguri e mbrojtjes sone i dha mundesi mesfushori te Shalke 04 Ciprian Deac te shenjestronte porten tone me nje gjuajtje brenda zones por Beqaj ne gatishmeri e devijoi topin ne goditje kendi.
Rumania e rriti forcen goditese duke provuar gjuajtjet nga distanca por Beqaj serish e devijoi topin ne goditjen e peste nga kendi per vendasit.
Dhjete minutat e fundit te pjeses se pare sollen edhe disa perpjekje te Shqiperise drejt portes rumune edhe pse pa ndonje shqetesim serioz te kundershtarit.
Nje pjese e pare 0-0 e administruar nga Rumania por e perballuar me qetesi nga Shqiperia kjo fale dhe rreshtimit te ideuar nga trajneri Kuzhe dhe disiplines se taktike se lojtareve vecanerisht ne gjysmefushen tone.
Pjesa e dyte - Nisi pa asnje ndryshim per te dyja skuadrat.
Ne minuten e 53-te Ciprian Marica shenoi per Rumanine por gjyqtari austriak Shergenhofer e anuloi golin per pozicion jashteloje. Sa per kujtese anesori ishte shqiptaro-austriaku Alain Hoxha.
Dy trajneret ishin mesa duket ne nje mendje per zevendesimet pasi si Razvan Lucesku ashtu dhe Josip Kuzhe i bene nderrimet ne n ne te njejten minute 56.
Mureshan zevendesoi veteranin Kontra dhe Salihi hyri ne vend te veteranit Erjon Bogdani.
Ne te 64 Lucesku i pakenaqur nga forma e te tijve realizoi zevendesimin e dyte duke hedhur ne fushe Stancu ne vend te Nikuale.
Ne te 64 Ansi Agolli u shnderrua ne shpetimtarin e madh te Shqiperise kur hoqi nje top qe dukej se do te kalonte vijen e portes madje i veshtruar nga afer nga Marika. Nje rast i madh goli per Rumanine por i shperdoruar keq.
Ansi Agolli ne vijen fundore te sulmit tone harkoi brenda zones per Hamdi Salihin dhe sulmuesi shqiptar rrezikoi seriozisht porten rumune ne minuten e 73-te. Rasti i pare i Shqiperise per gol.
Ne minuten e 80-te Rumania prodhoi golin e shumepritur. Goditje nga kendi te ekzekutuar nga Deac topi mberriti ne zone dhe aty zevendesuesi Bogdan Stancu i Steause se Bukureshtit gjunjezoi nga afer Arjan Beqajn. 1-0 per Rumanine.
Kuzhe luajti karten e tij te fundit Gjergji Muzaka ne vend te Klodian Duros.
Ne te minuten e 87-te Ansi Agolli realizoi nje goditje te lire nga rreth 30 metra sfera mberrin ne zonen rumune dhe aty Gjergji Muzaka me nje kercim madheshtor mposhti tre mbrojtes te Rumanise perfshire dhe portierin Lobont. 1-1. E jashtezakonshme
Vetem tri minuta me pas Salihi nderrmori nje inkursion drejt zones rumune bomberi shkodran gjuajti rreptesisht Lobont nuk e zoteroi topin dhe aty ne dyluftim me Lilen e ardhur nga thellesia fitoi goditjen e lire qe shpetoi Rumanine nga goli i dyte.
Rumani - Shqiperi 1-1
Shenues Stancu 80 Muzaka 87
E premte 3 shtator 2010 2000
Stadiumi Ceahlaul Piatra Neamt Rumani
Rumania Lobont Kontra 56 Mureshan Rat Tamash Radoi Torje Deac Marica Floresku Koshic Nikulae 64 Stancu. Trajner Razvan Lucesku
Ne bankine Pantilimon Nesu Maftei Herea Bilashko
Shqiperia Beqaj Lila Vangjeli Dallku Cana Curri Agolli Bulku Duro 81 Muzaka Skela 78 Lika Bogdani 56 Salihi. Trajner Josip Kuzhe.
Ne bankine Hidi Vrapi Teli Hyka
Ndeshjet e para
ne kualifikueset europiane
Euro 1960
Nuk morem pjese
Euro 1964
29.06.1963
Danimarke-Shqiperi 4-0
Trajner Loro Borici
Euro 1968
08.04.1967
Gjermani-Shqiperi 6-0
Trajner Loro Borici
Euro 1972
14.10.1970
Poloni-Shqiperi 3-0
Trajner Loro Borici
Euro 1976
Nuk morem pjese
Euro 1980
Nuk morem pjese
Euro 1984
22.09.1982
Austri-Shqiperi 5-0
Trajner Shyqyri Rreli
Euro 1988
15.10.1986
Austri-Shqiperi 3-0
Trajner Agron Sulaj
Euro 1992
30.05.1990
Islande-Shqiperi 2-0
Trajner Bejkush Birce
Euro 1996
07.09.1994
Uells-Shqiperi 2-0
Trajner Neptun Bajko
Euro 2000
05.09.1988
Gjeorgji-Shqiperi 1-0
Trajner Astrit Hafizi
Euro 2004
12.10.2004
Shqiperi-Zvicer 1-1
Trajner Xhuzepe Dosena
Euro 2008
02.09.2006
Bjellorusi-Shqiperi 2-2
Trajner Oto Baric
Euro 2012
03.09.2010
Rumani-Shqiperi 1-1
Trajner Josip Kuzhe
Bilanci 11 ndeshje 0 fitore 3 barazime 8 humbje.
Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter
E Premte 03 Shtator 2010