E Diel, 1 Nëntor 2026

Sporturilor Goli i Muzakes ngriu stadiuminStart fals fillon ankthi per Rumanine. Tifozet rumune kerkuan doreheqjen e trajnerit Lucesku pas barazimit me Shqiperine

Mediat rumune u tregun shume te ashpra me perfaqesuesen e tyre pas barazimit 1-1 me Shqiperine ne ndeshjen e hapese te eliminatoreve te Kampionati Europian 2012.

Rumani nuk e menaxhoi te mbante avantazhin e saj prej nje goli kunder Shqiperise u barazua ne momentet finale te ndeshjes nga nje goditje e lire - shkruante gazeta sportive rumune Sporturilor .

Rumania e nisi ndeshjen shume e perqendruar. Ekipi mik nuk arriti te merrte as fryme kur Marika goditi shtyllen nga vetem 6 metra larg pas krosimi i Rat u devijua keq nga Beqaj. Vetem 15 sekondash kishin kaluar dhe fansat nisen te kujtonin fitoren 6-1 te tri viteve me pare - vazhdon gazeta rumune qe thekson nga ana e saj se Rumania pati nje dominim steril.

Rumanise iu anulua nje gol i Marikes per pozicion jashte loje nderkohe qe Koshic gjuajti keq nga brenda zones por mbrojtja shqiptare arriti ta ndale topin pikerisht pak centimetra para se te kalonte vijen e portes.

Minuta e 80-te prodhoi golin e Rumanise kur golashenuesi me i mire i Steauase Se Bukureshtit shtyu drejt rrjetes nje top te goditur me pare me koke nga Mureshan. 1-0 dhe stadiumi ishte ne flake por shtate minuta me pas Muzaka ngriu gjithcka.

Mbrotja rumune ishte zero - shkruan Sporturilor - dhe po ashtu portieri Lobont. Shqiperia shkaterroi startin tone dhe tifozet nisen te kerkonin doreheqje e trajnerit Razvan Luceskut.

Kur tifozet rumune pane se ndeshja nuk po shkonte ashtu si ata deshironin nje grup i vendosur ne Tribunen 0 nisen te permendin pa pushim emrin e Adrian Mutuse. Sulmuesi rumun eshte i pezulluar deri ne fund te muajit tetor dhe eshte gjithashtu ne konflikt me trajnerin Razvan Lucesku.

Burimi Albania-sport.com
Kliko per te na ndjekur ne Twitter

E Shtune 04 Shtator 2010

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›