Shqipëria po përgatitet për Kampionatin Botëror

Se kombëtarja shqiptare ka një të ardhme të sigurt e konfirmon edhe ndihmësi i De Biasit,i cili është krahu i djathtë i trajnerit të Kombëtares shqiptare. Një person të cilit tekniku kuqezi i beson shumë, jo vetëm për punën rezultative që ka bërë në Kombëtare por edhe për eksperiencën, kryesisht si futbollist. I intervistuar nga media italiane, "tuttonocerina.com", ka pohuar se Shqipëria aktuale ka një të ardhme të sigurt.
Sipas tij, grupi aktual është tejet i ri dhe, nëse nuk arrihet kualifikimi në Botëror këtë radhë,sipas Tramexani-t e sigurt do jetë se pas dy ose katër vitesh kjo skuadër do shkojë ose në Europian ose në Botëror. "Ëndrra jonë është arritja e fazës finale të Botërorit brazilian.
Jemi duke bërë një fazë kualifikimesh shumë të mirë, madje edhe më të mirë nga sa e kishim parashikuar në fillim kur nisëm punën, por na mbeten edhe pesë ndeshje shumë të vështira. Ne do ta provojmë që këtë edicion që ta arrijmë këtë objektiv, pra shkuarjen në botëror”, ka thënë Tramezzani./indeksonline/