E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria pret muxhahedinët e parë iranianë

Shqipëria pret 14 muxhahedinët e parë iranianë. Njoftimi është bërë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara, e cila bën me dije se grupi i parë me anëtarë të opozitës iraniane ka mbërritur në Shqipëri nga një ish bazë ushtarake amerikane pranë Bagdatit, si pjesë e procesit të zhvendosjes së tyre.

I dërguari i OKB-së, Martin Kobler tha se 14 anëtarë të grupit Mujahedeen-e-Khalq kanë mbërritur në Shqipëri mbrëmjes e së mërkurës. Këta persona janë të parët nga 210 banorë që qeveria shqiptarë ka pranuar të strehojë.

Shtetet e Bashkuara, OKB dhe Bashkimi Evropian e kanë mirëpritur ofertën nga Shqipëria, për ti pranuar 210 muxhahedinet, anëtarët e grupit opozitar iranian.

Deklarata u bë më 16 Mars të këtij viti nga kryeministri Berisha në takim me Zëvendës Ndihmës Sekretaren në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Zyrën e Çështjeve të Lindjes së Afërt, znj. Barbara Leaf së bashku me Përfaqësuesin e Posaçëm të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizatës së Kombeve të Bashkuara për Irakun, Ambasadorin Martin Kobler.

Rreth 3000 mërgimtarë iranianë verilindorë u zhvendosën nga Iraku në një kamp refugjatësh në Bagdatin vitin e kaluar, si pjesë e një përpjekje për të siguruar largimin e tyre paqësor nga Iraku.

(Mojahedin-e-Khalq) MEK janë një ushtri e urryer në Irak dhe Iran, pasi akuzohen për terrorizëm dhe masakra. Ish-aleate të Sadam Hysein, tashmë kanë mbetur pa atdhe dhe në rrezik për tu shfarosur prej hakmarrjes së kurdëve dhe shiitëve të Irakut.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›