Shqipëria pritet të hapë negociatat për Grupkapitullin 4, Rama: Konfirmon përgatitjen dhe progresin drejt BE

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur lajmërimin që i është bërë vendin tonë për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 – “Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Kryeministri Rama vlerëson se ky vendim i vendeve anëtare të BE-së konfirmon përgatitjen dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane.
“Shqipëria nuk ndalet, një tjetër hap i rëndësishëm drejt anëtarësimit në BE. Sot, më 11 qershor 2025, Shqipëria mori dritën jeshile për hapjen e negociatave për Grupkapitullin 4 -“Agjenda e Gjelbër dhe Ndërlidhja e Qëndrueshme”. Ky vendim i vendeve anëtare të BE konfirmon përgatitjen tonë dhe progresin konkret në rrugën drejt familjes europiane. Ky është një hap tjetër drejt Shqipërisë 2030, vend krenar i Bashkimit Europian”, shkruan Rama.
• Politikat e transportit (Kapitulli 14),
• Energjia (Kapitulli 15),
• Rrjetet trans-europiane (Kapitulli 21),
• Mjedisi dhe klima (Kapitulli 27).
/rtsh.al/