E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia rishikon strategjine e sigurise kombetare

Shqiperia beri te ditur se ka nisur rishikimin e strategjise se sigurise kombetare ne perputhje me dokumentat e reja te NATO-s ne kete fushe. Konferenca kombetare qe u organizua sot trajtoi disa nga elementet kryesore te kesaj strategjie qe lidhen me rreziqet nderkombetare te terrorizmit dhe krimit te organizuar qe ndryshon forme ne menyre te vazhdueshme.

Format e reja te terrorizmit sulmet kibernetike kercenimet per sigurine energjitike kercenimet nga perhapja e armeve te shkaterrimit ne mase raketat balistike pirateria rreziqet qe vijne nga shtetet e deshtuara apo ne deshtim si dhe rreziqet e sigurise nga ndryshimi i klimes fatkeqesite natyrore etj. jane vetem disa prej sfidave te reja apo elemeneteve te rinj qe ne do te shtojme ne kete dokument. Te gjitha keto jane parashtruar edhe ne dokumentin e ri strategjik te NATO-s - tha zevendes-ministrja e jashtme Edit Harxhi.

Ajo theksoi se Aleanca Veri-Atlantike dhe disa nga anetaret me te medhenj te saj e kane kryer tashme rishikimin e ketij dokumenti po ashtu po ben edhe Shqiperia si anetare me te drejta te plota. Gjeostrategjia e Republikes se Shqiperise synon te ruaje dhe te siguroje e te coje perpara interesin shteteror dhe kombetar bazuar ne angazhimin dhe nderveprimin ne boten e jashtme per te krijuar nje klime sa me te sigurte ne rajon dhe me gjere ne menyre qe ti jepet liri dhe hapesire institucioneve te vendit ne arritjen e objektivave te zhvillimit te brendshem. - tha zonja Harxhi.

Ndersa zevendes-ambasadorja e SHBA ne Shqiperi Deborah Jones tha ne konference se strategjia e sigurise kombetare eshte nje dokument mjaft i rendesishem. Ajo theksoi se ne kohet e sotme eshte teper i rendesishem bashkepunimi i qytetareve te thjeshte me institucionet dhe agjencite e sigurise kombetare. Se pari strategjia e sigurise kombetare ka nevoje per konsensus. Mirekuptimi eshte jetik eshte elemenet thelbesor qe siguron suksesin e kesaj strategjie e cila duhet te perfshije gjithe udheheqesit kryesore. Se dyti transparenca duhet te jete tipari kryesor ne procesin e rishikimit te strategjise. Se treti vlerat dhe interesat kombetare duhet te mbizoterojne ne diskutimin e kesaj ceshtjeje dhe shqetesimet e opinionit publik - tha zonja Jones.

Perfaqesuesit shteterore theksuan se mbi te gjitha strategjia e sigurise kombetare duhet te kete edhe nje plan zbatimi te thjeshte dhe te kuptueshem per ekspertet e antikrimit dhe sa me prane shqetesimeve qytetareve. Shqiperia ka disa vite qe po pershtat ligjet e saj me ato te NATO-s ku eshte anetare dhe me ligjet e Bashkimit Europian ku po perpiqet te anetaresohet. Kjo pershtatje e ligjeve me organizmat nderkombetare eshte nje kriter i vazhdueshem ne rrugen e integrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›