E Shtunë, 31 Tetor 2026

Një javë filma në kinemanë Marubi

Një përzgjedhje filmash, që datojnë prej vitit 1935, deri në vitet e fundit, do të vijnë gjatë kësaj jave në Akademinë e Filmit & Multimedias Marubi. Sot në orën 19:00 do të shfaqet filmi prej 92 minutash The Informer, i regjisorit John Ford, prodhim i vitit 1935. Nesër në mbrëmje, në bashkëpunim me Ambasadën e Spanjës në Shqipëri do të shfaqet filmi Airbag, i regjisorit Juanma Bajo Ulloa, i vitit 1997, 112 minuta, në gjuhën spanjolle. Ndërsa të shtunën, në kuadrin e Frankofonisë 2011 dhe në bashkëpunim me Ambasadën e Rumanisë në Shqipëri,  do të shfaqet Si kam festuar fundin e botës, i regjisorit Catalin Mitulescu, prodhim i vitit 2006, 106 min. Java e filmave në Marubi nisi dje në mbrëmë me filmin Le Dernier des Fous,  i regjisorit Laurent Achard, prodhim i vitit 2007.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›