Shqipëria rozë e Stalingradit
Kuptohet. Me Stalingrad e kam fjalën për kryeqytetin tonë Tiranën, dhe sjelljen e forcave politike në Tiranë (e jo të qytetarëve të saj) në menaxhimin e situatës postzgjedhore. Ka disa leksione që duhet të dalin nga situata e djeshme në kryeqytet. E kopjova termin Stalingrad për betejën e Tiranës nga një koment i “The Economist” në editorialin e datës 7 maj, “Beteja e Stalingradit”. Nuk e di nëse shkruesi i atij komenti ka pasur informacionin e mjaftueshëm paraprak që do të ndodhte në Tiranë beteja e Stalingradit, por edhe nëse e ka parashikuar këtë situatë, paska pasur shumë të drejtë.
Leksionin e parë na e japin qytetarët e pothuajse gjithë Shqipërisë. Jo vetëm qytetarët, por edhe një armatë e tërë komisionerësh e vëzhguesish nga të gjitha rrethet e tjera. Brenda një afati të shkurtër kohor, të gjithë organizatorët e situatës postzgjedhore, arritën të nxjerrin afërsisht në kohë rezultatin e zgjedhësve, duke mos lënë pezull, as frymën e kandidatëve, as frymën e aktorëve politikë, as frymën e ndërkombëtarëve dhe as të Shqipërisë së shqiptarëve brenda vendit apo të emigrantëve jashtë vendit.
Gjithmonë kemi thënë se Tirana është qyteti ku më parë zbret qytetaria dhe kultura, dhe më pas shpërndahet nëpër rrethe. Por jo. Këtë radhë provincat, i treguan Tiranës se në situata të vështira, nga ku varet e ardhmja jo vetëm e këtij qyteti, por edhe e ardhmja evropiane e vendit tonë për të qenë një vend i denjë kandidat për Bashkimin Evropian, jo vetëm është vënë në rrezik, por tani, është e padiskutueshme se është kthyer një hap pas.
Leksionin e dytë na e dha vota në mbarë Shqipërinë. Një votë nga jugu në veri të vendit. Votë, që vë në diskutim dhe në pikëpyetje shumë të madhe atë se ç’mund të ketë ndodhur dy vite më parë. Votë që tregon se do të duhet të jepet një informacion i plotë dhe i qartë për atë se ç’mund të ketë pasur në kutitë e votimit në zgjedhjet e vitit 2009. Por kutitë janë kthyer prapë tek të njëjtat qendra votimi, veçse fletët e votimit, janë bërë shkrumb e hi në një nga lumenjtë afër Tiranës, duke e ndotur realisht ambientin dhe mjedisin jo vetëm sa i përket kuptimit të tyre real, por edhe mjedisin e politikës shqiptare.
Leksionin e tretë na e dhanë anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Nuk do të ketë asnjëherë zgjedhje të standarteve ndërkombëtare në Shqipëri nëse në vendin tonë, anëtarët e KQZ, do të vendosen nga forcat politike, duke prishur politikisht finishin e një procesi zgjedhor. Eshtë koha, që politika shqiptare të mendojë seriozisht të gjejë një komision të balancuar, të ekuilibruar, të aftë të menaxhojë një proces të madh zgjedhor të një vendi të vogël.
Leksionin e katërt e morëm nga ndërhyrja e ndërkombëtarëve dhe influencën e tyre të madhe në këto zgjedhje. Mendoni, nga mesnata e parmbrëmshme, deri në orën 15.00 të ditës së djeshme, në njësinë bashkiake nr.5, ishte numëruar vetëm një kuti. Por si me magji, kur ishte bllokuar njësia 10, një bastion i së djathtës, dhe kur të dy njësitë, si njësia 5, (bastion i së majtës) dhe njësia 10 (bastion i të djathtës) ishin të bllokuara në orën 15.00, për gjysëm ore, vjen informacioni se në njësinë 5 ishin numëruar 4 kuti të kryetarit të ardhshëm të bashkisë. Të ketë ndodhur kjo, sepse komisionerët kishin fjetur mjaftueshëm, apo se një urdhër ultimativ ka ardhur për të zhbllokuar situatën?
Dhe leksioni i pestë na vjen nga qytetarët. Të mbërthyer para ekraneve televizive janë shumë kurioz të dinë se si do të përfundojë beteja e Stalingradit shqiptar. Edhe pas presioneve për bllokim të numërimit në bastionet e secilës palë, lufta frontale në 11 KZAZ-të e Tiranës, tani nuk po bëhet më nga ajri, por nga toka. Qytetarët jo vetëm të Tiranës, por pothuajse të gjithë Shqipërisë kanë lënë çdo punë, nuk funksionojnë ministritë, nuk funksionojnë shërbimet publike, nuk funksionojnë bashkitë e minibashkitë, por gjithë populli është fiksuar para ekraneve të televizioneve për të marrë vesh se ç’po gjet në betejën e Stalingradit.
Dhe leksionin e fundit, padyshim, në këtë fushatë të ethshme zgjedhjesh lokale, na e dhanë mediat. Prezente në çdo skaj të vendit, edhe në qendrat e numërimit, aty ku nuk hynin dot vëzhgues apo numërues hynë mediat për të na treguar si në pasqyrë politikën shqiptare.
E përfundimisht, në këtë betejë të Stalingradit shqiptar, nuk pati të humbur dhe të fituar. Ajo që është më e rëndësishme të thuhet me të madhe është se humbën standardet, humbi Shqipëria, një vend anëtar i NATO-s, por për këtë vit, me shpresa të humbura për të marrë statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Evropian.