Dy prova për Europën
E famshme në të gjithë botën, si kontinenti i kulturës dhe i shijes, për shekuj me radhë Evropa ka qenë gjithashtu dhe një fushë beteje e madhe. Megjithatë, pas kataklizmit të Luftës së Dytë Botërore, Evropa e ka rimarrë veten për t’u bërë kështu një forcë për prosperitet dhe paqe. Ky sukses ka vepruar si një magnet, duke i ndihmuar fqinjët tanë lindorë për të përmbysur komunizmin. Me zgjerimin, ne kemi treguar se me të vërtetë kishim ndërmend ta bënim Europën globale dhe të lirë: sot më shumë se 500 milionë burra e gra të 27 demokracive jetojnë në një Bashkim që ndan institucionet, një monedhë, një koncept të drejtësisë. Vende të tjera janë duke trokitur në derën tonë. Kjo aventurë e madhe europiane filloi pikërisht 61 vjet më parë, por ky është vetëm fillimi, jo fundi. Unë jam i bindur se në vitet e ardhshme mund të përmirësohemi përsëri dhe të përfaqësojmë një shembull frymëzues. Nga pikëpamja ime veçoj dy prova të rëndësishme për Europën.
Së pari, sigurimi i mirëqenies së qytetarëve tanë. Së dyti, përhapja e prosperitetit dhe stabilitetit në pjesën tjetër të botës, duke filluar nga fqinjët tanë. Që nga fillimi i krizës bankare të vitit 2008, Bashkimi Evropian shmangu një kolaps ekonomik, ka hedhur themelet për rritje dhe punësim të qëndrueshëm dhe po shpëton stabilitetin financiar në zonën e euros me kosto përpjekje të mëdha. Përballimi i krizës së debitit sovran në mesin e një stuhie të filluar diku ka vënë në provë vendosmërinë tonë. Loja është e vështirë. Vendimet e guximshme që marrim tani do të përcaktojnë aftësinë tonë për të siguruar prosperitetin dhe standardin tonë të ardhshëm të jetesës. Një sinjal pozitiv është fakti se edhe nëse disa prej ekonomive tona do të hasin vështirësi, rritja dhe punësimi në Evropë janë duke u ringjallur.
Unë e kuptoj që janë kohëra të vështira. Shumë kanë humbur punën, të tjerë ballafaqohen më vështirësi të mëdha, konkurrenca globale ekonomike ndjehet shumë, Megjithatë, ne shohim të rinj që fillojnë biznese, burra e gra që marrin iniciativa, anëtarë të komuniteteve të ndryshme qe ndihmojnë njëri-tjetrin. Kuraja dhe elasticiteti që evropianët kanë treguar gjatë krizës janë treguesit më të mirë të forcës sonë.
Përsa i përket provës së dytë, objektivi më i rëndësishëm i politikës së jashtme të BE-së janë fqinjët e saj. Besueshmëria në mbarë botën fillon që nga fqinjët e saj.
Në Lindje, Veri si dhe në Jug.
Rizgjimi demokratik në botën arabe po lëkund bindjet e lashta. Ashtu si u habitën 20 vjet më parë kur panë pjesën lindore të kontinentit tonë që përmbysi diktatorët e saj, tani habiten me faktet që po verifikohen në brigjet jugore të Mesdheut. Lëvizjet në Tunizi, Kajro dhe Bengasi nuk kanë asgjë të përbashkët me ekstremizmin: kundërshtarët aspirojnë punësim dhe drejtësi, në një të ardhme në vendin e tyre. Kjo është arsyeja pse vizioni dhe ideologjia e Al Kaidës janë bërë të parëndësishme – jo me vdekjen e Osama bin Ladenit, por që me aktin e dëshpëruar të një të riu tunizian të quajtur Mohammed Bouazizi, në dhjetor të vitit të kaluar, që i dha shkas fillimit të pranverës arabe. Kjo është arsyeja pse sundimi i frikës së Muamar Gedafit në Libi duhet të përfundojë. Vendet e BE-së kanë qenë në radhë të parë në betejën diplomatike dhe ushtarake për parandalimin e një lumi gjaku në Bengasi, duke bindur të tjerët të bashkohen me ta.
Megjithatë, duhet të pranojmë se në të kaluarën, nuk kemi qenë gjithmonë në lartësinë e vlerave tona, duke ndjekur interesat e stabilitetit rajonal, duke pranuar edhe regjime jodemokratike për të shmangur rrezikun e diktaturave fanatike. Në fakt, të rinia arabe që përqafon vlerat universale të lirisë e demokracisë është një sinjal i fortë. Evropa tani do të mbështesë të gjitha iniciativat që synojnë transformimin demokratik dhe reformat demokratike në dobi të popullit. Ne duam që vendet e Afrikës Veriore dhe të Lindjes së Mesme të lulëzojnë. Tregtia dhe investimet mund të kontribuojnë në inkurajimin e sipërmarrjes së lirë në vend të kapitalizmit të një rrethi. Të rinjtë e Algjerisë në Jemen duhet të jenë në gjendje të ndërtojnë të ardhmen në vendet e tyre.
Për të mbështetur këto dy prova – brenda dhe jashtë kufijve tanë – Bashkimi Europian duhet të forcojë kapacitetet dhe mjetet e tij. Në letër, vendet evropiane kanë gjithçka që i nevojitet. Tregu ynë dhe lëvizja e lirë e qytetarëve ofrojnë mundësi të mëdha, shumë prej të cilave janë akoma në pritje që të shfrytëzohen.
Si bllokadë ekonomike kemi aftësi të mëdha të levave jashtë vendit. Shërbimi i ri diplomatik evropian dhe ato kombëtarë të 27 vendeve anëtare kanë së bashku, një eksperiencë dhe ekspertizë të pakrahasueshme. Gjithashtu edhe në fushën ushtarake nëse duam, disponojmë potencial të vërtetë. Për të transformuar virtualen në realitet të gjithë aktorët dhe të gjitha instrumentet duhet të punojnë së bashku. Më shumë se kurrë kështu po veprojnë 27 kryetarët e shteteve dhe të qeverisë selinë e Këshillit Evropian. Unë jam i bindur se Bashkimi Europian është në gjendje të kapërcejë këto dy prova, duke bërë që kontinenti ynë i vjetër ende energjik të jetë vendi më i mirë në botë për të jetuar. Ashtu si çdo gjë në Bashkimin tonë, kjo nuk do të ndodhë nga sot nesër, por vetëm hap pas hapi. Ose , duke e thënë me fjalët e Schumanit të 9 majit të vitit 1950: “Evropa nuk do të ndërtohet sa hap e mbyll sytë, as duke realizuar ndonjë plan të përbashkët: do të ndërtohet mbi rezultate konkrete, duke krijuar një solidaritet de fakto”.
*President i Këshillit të Europës