"Shqiperia, shfaq respekt per nder te figures se Panajot Panos"
Pak dite me pare, faqja zyrtare e UEFA-s i ka kushtuar nje vemendje te vecante figures se Panajot Panos, i cili u nda nga jeta pas nje ataku kardiak. "I tere kombi shqiptar u bashkua ne respekt te figures, legjendes se futbollit, per t'i dhene lamtumiren e fundit Panajot Panos, i cili u nda nga jeta ne fillim te ketij viti", - shkruhej ne sajtin zyrtar te UEFA-s. Ne vitet '60- '70, Panajot Pano shkroi historine e futbollit me Partizanin dhe kombetaren shqiptare." UEFA ka prekur momente te lavdishme te Panos, trofete e shumta qe i jane atribuuar atij, duke i kushtuar nje faqe speciale mbretit te futbollit shqiptar. Vete Pano besonte te nje loje e "thjeshte futbolli", kur thoshte para se te nderronte jete ne Florida, ku kaloi momentet e fundit te jetes: - "E kam dashur shume futbollin, disiplina ne stervitje dhe talenti qe zoteroja ishin tre armet qe me shnderruan ne nje lojtar magjik". Ish-lojtari i Dinamos, Mehdi Bushati, i cili ka luajtur disa sezone ne kohen e Panos dhe ishte kundershtar i tij ne fushe, jep kete perkufizim: - "Kur ishte lojtar, ai te driblonte, shenonte, te shkaktonte humbjen, por pavaresisht kesaj, ishe i detyruar t'i thoshe faleminderit". Per Shqiperine, ai do te mbetet gjithmone nje figure madheshtore.