E Diel, 1 Nëntor 2026

Blank: Suksesi i Bordose varet nga korrigjimi i gabimeve ne mbrojtje

Bordo do te luaje me nje mbrojtje te ngjeshur sot ne mbremje ndaj Lionit, pasi duhet te rikuperoje humbjen me dy gola diference ne ndeshjen e kaluar. Per te arritur gjysmefinalen e "Champions", Bordo duhet te mos pesoje, pasi ne te kundert shanset do te jene edhe me te pakta. Nje 11-metersh he dy gabime ne mbrojtje i dhane fitoren 3-1 ne ndeshjen e pare ekipit te Lionit, qe pretendon kualifikimin. "Edhe pse na duhet te shenojme dy gola me shume, suksesi do te varet ne faktin se do te arrijme te mbrohemi mire", - theksoi trajneri i Bordose, Laurent Blank. "Nese do te korrigjojme gabimet e kaluara, ne mbrojtje, mund te shpresojme per ndonje kualifikim te mundshem. Kemi pasur shume pak kohe ne dispozicion, para ketij takimi." Bordo humbi 2-1 me Nansin ne kampionat dhe Lioni nga ana tjeter i mori kryesimin pas fitores 2-1, ndaj Renese. Lioni kerkon te preke historine, pasi nuk eshte kualifikuar asnjehere ne gjysmefinale te Liges se Kampioneve.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›