E Diel, 1 Nëntor 2026

“Shqipëria, shteti i 29 i BE-së”, Kos: Dështim për Bashkimin Europian nëse ky objektiv nuk do të realizohej brenda këtij mandati

Një dështim për Bashkimin Europian e ka quajtur komisionerja e zgjerimit Marta Kos nëse asnjë vend kandidat nuk do të anëtarësohet në bllok brenda vitit 2029.

Diplomatja e lartë ka theksuar se situata gjeopolitike i jep edhe më shumë rëndësi procesit të zgjerimit.

“Jam e sigurt që ne mund ta arrijmë këtë brenda kësaj presidence. Ne mund ta arrijmë këtë me Malin e Zi. Me Shqipërinë gjithashtu mund ta kryejmë procesin teknik brenda vitit 2027. Them nga ana teknike sepse kjo është procedura e negociatave dhe është në dorë të vendeve kandidate për reformat, nëse duan të bëhen anëtare”, tha Marta Kos.

E pyetur nga gazetari i Radios Europa e Lirë, nëse Shqipëria dhe Mali i Zi do të jenë anëtarët e 28 dhe 29 deri sa komisionerja të mbarojë mandatin e saj, përgjigja ishte PO.

“Mund të jetë edhe Moldavia gjithashtu, e cila është një studente shumë e mirë mes grupit. Edhe ata e ndiejnë këtë moment historik për mundësinë”, u shpreh ajo.

Sa i takon situatës në rajon, Kos tha se janë të vështira bisedimet me liderë si presidenti i entitetit të Republikës Sërpska, Dodik, ndërsa përsëriti se normalizimi i marrëdhënieve mes tyre është parakushti kryesor për proceset e Kosovës dhe Serbisë drejt BE.

/vizionplus.tv

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›