Shqipëria si shkëmb granitiNga Ilir BeqjaSot, risjellim në vëmendje të opinionit publik gjendjen e ekonomisë shqiptare. Për shkak të “ngadalësimit të mëtejshëm të kërkesës së brendshme gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009, kushteve të shtrënguara
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Shqipëria si shkëmb granitiNga Ilir BeqjaSot, risjellim në vëmendje të opinionit publik gjendjen e ekonomisë shqiptare. Për shkak të “ngadalësimit të mëtejshëm të kërkesës së brendshme gjatë tremujorit të katërt të vitit 2009, kushteve të shtrënguara të kreditimit, normës së ulët të shfrytëzimit të kapaciteteve dhe nivelit të ulët të besimit të bizneseve”, Banka e Shqipërisë konfirmon dobësimin e ekonomisë shqiptare. Kësisoj përmes pohimit të vetë guvernatorit të bankës qendrore, zhduket çdo lloj mëdyshje, se ashtu siç e kemi paralajmëruar prej kohësh qeverinë e Sali Berishës, Shqipëria ndodhet në një krizë të rëndë ekonomike.
Kur shprehet se viti 2009 është karakterizuar nga “pasiguria e rritur e publikut për të ardhmen, tendenca rritëse e inflacionit si pasojë e rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore” si edhe se “rritja e fundit e çmimit të energjisë elektrike do të rrisë me 0.5 pikë përqindjen e inflacionit vjetor duke filluar nga muaji shkurt” Guvernatori i Bankës së Shqipërisë provon se shqiptaret sot janë më të varfër se dje. Por ç’është më e keqja, kjo varfëri pritet të thellohet edhe më tej, për sa kohë që, përsëri sipas Bankës së Shqipërisë, “kontributi i konsumit privat në rritjen ekonomike do të jetë në nivele të ulëta edhe gjatë 2010”.
Situata ekonomike prezantohet si alarmante për shkak të thellimit të krizës. “Pozicioni jashtëm i ekonomisë shqiptare mbetet shqetësues, karakterizuar nga një nivel i lartë i deficitit të llogarisë korrente”,- tha guvernatori.
Planifikimi dhe administrimi i dobët i financave publike gjatë vitit te kaluar jo vetëm që nuk ka ndihmuar për lehtësimin e këtyre pasojave mbi ekonominë vendase, por, përsëri citoj, “duke përshpejtuar shpenzimet buxhetore me një rritje prej 8 përqind dhe ngadalësuar mbledhjen e të ardhurave fiskale”, me pak fjalë, duke mbetur pothuajse në vend numëro në terma reale krahasuar më një vit më parë, kjo qeveri gënjeshtare, e paaftë dhe pa vizion, po varfëron edhe me tej të ardhmen ekonomike të shqiptarëve.
Jo vetëm kaq, por nëpërmjet rritjes së tepruar të borxheve, Qeveria po gllabëron edhe ato pak burime kapitali në këto kohë të vështira duke i lënë sipërmarrësve dhe familjeve shumë pak para të disponueshme për kapërcimin e këtij ngërçi.
Të gjitha këto shqetësime serioze për derexhenë ku është katandisur ekonomia, Partia Socialiste i ka ngritur prej kohësh. Jo për të sulmuar padrejtësisht qeverinë Berisha, por në një përpjekje të sinqertë për ta nxitur atë drejt pranimit të kësaj gjendjeje dhe marrjes së masave të përshtatshme për të adresuar situatën.
Fatkeqësisht të gjitha shqetësimet, kritikat dhe sugjerimet tona kanë rënë në vesh të shurdhër dhe janë hedhur poshtë me dritëshkurtësi qeveria, e cila për arsye të pastra politike e interesa të ngushta partiake, ka preferuar të bombardojë publikun me një propagandë shterpe për mrekullinë ekonomike të Shqipërisë, që si një shkëmb graniti na i rezistoka krizës, duke ua marrë në kthesë edhe Francës, Gjermanisë apo të tjera vendeve të zhvilluara.