E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiperia thjesht formalitet per Bjellorusine

Nuk ka pasur histori ndeshja e Minskut per Kombetaren shqiptare qe mesa duket e nisi kete takim nga pjesa e dyte e ndeshjes kunder Bosnjes e mbyllur totalisht ne mbrojtje dhe pa grinten e duhur.

Kane mjaftuar vetem 10 minuta qe bjelloruset te tregojne se kush komandon ne fushe. Beqaj grushton por Rodionov la pas gjithe mbrojtesit duke e kaluar topin ne rrjete. I njejti skenar edhe per minutat e ngelura te pjeses se pare ku vendasit mund te kishin shenuar me shume.

Nga ana tjeter Mustadanagic duket se nuk u dha grinten e duhur kuqezinjve qe ia lehtesuan jeten kundershtarit. Inekzistente ne pjesen e pare por nuk mund te thuhet e njejta gje per 45 minuteshin e dyte ku u shfaqem me efikase edhe pse rastet me te pastra i paten bjelloruset. Molosh eshte treguar perhere i rrezikshem nga e majta ndersa Rodionov dhe Tigorev nuk jane treguar konkrete.

Ka mjaftuar nje gabim i Skeles nga e majta qe i sapofuturi ne loje Krivels te perfitoje nga nje krosim i ardhur nga e djathta per te realizuar golin e sigurise per Bjellorusine. Me kete fitore Bjellorusia ngjitet ne kuoten e 8 pikeve 3 me shume se kombetarja kuqezi. Ndeshja tjeter e ketij grupi qe po luhet sot eshte ajo mes Frances dhe Luksemburgut.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›