E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Shqipëria, tjetër humbje në kualifikuese

Shqipëria në volejboll për meshkuj ka pësuar humbjen e katërt në kualifikueset e Kampionatit Europian, teksa në sallën olimpike “Feti Borova”, në ndeshjen që ka ardhur drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar, është mundur 0-3 nga Zvicra. 19-25 seti i parë. 15-25 i dyti dhe i treti, përtej ndonjë shkëndije të kuqezinjve, sërisht është fituar nga Zvicra, 22-25.

Kuqezinjtë e mbyllin këtë fushatë më 20 gusht në Tiranë ndaj Rumanisë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›