E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Serena Uilliams kthehet fitimtare

Pas më shumë se sa një vit nga suksesi i fundit në një fushë tenisi, kjo në Paris në qershor 2021, Serena Uilliams është kthyer të fitojë duke mundur 2-0 spanjollen Nuria Parrizas. 6-3 dhe 6-4 ndaj numrit 57-të të Botës në ndeshjen e raundit të parë në turneun “National Bank Open”, WTA 1000, kjo në çimenton e Torontos. Një turne që e ka premion e fitores 2 milion e 697 mijë e 250 dollarë. Ish-numri 1 i tenisit botëror, që tani është thuajse 41 vjeç, i mbush më 26 shtator, ka luajtur me një maskë në fytyrë, kjo nën mollëzën e syrit të djathtë, për t’i shpëtuar bezdisë së një sinoziti kronik, që e ka kushtëzuar në stërvitje dhe në ndeshje.

Tani ndeshja e saj e radhës do të jetë me fituesen e çiftit Belinda Bençiç, numri 12 në botë, dhe Tereza Martinkova, numri i 71-të në renditjen botërore. “Besoj që do të jetë një dritë në fund të tunelit dhe unë jam duke iu afruar – ka komentuar Uilliams pas fitores – Mezi pres ta arrijë atë dritë. E adhuroj të luaj dhe të jem në fushë, është fantastike, por nuk mund ta bëj gjithmonë. Ndonjëherë kërkon ta provosh dhe t’i gëzohesh momentit duke bërë më të mirën tënde”.   

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›