E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria zhgënjen sërish përballë Hungarisë

Tiranë - Përfaqësuesja jonë e futbollit zhgënjeu sërish mbrëmë përballë Hungarisë në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëtor “Afrikë e Jugut 2010”. Ekipi i drejtuar nga Ari Han u mund me rezultatin 0-1, duke zbritur kështu në vendin e parafundit në renditje.

Goli i vetëm i takimit u shënua Torgelle në minutën e 39-të, pas një gabimi në mbrojtjen tonë. Me këtë humbje përfaqësuesja jonë zbret në vendin e parafundit me 6 pikë, aq sa ka edhe Portugalia me Suedinë, të cilat kanë golavorazh më të mirë. Hungaria ngjitet në krye së bashku me Danimarkën, të cilat kanë nga 10 pikë.

Më poshtë do të paraqesim rendotjen e Grupit 1 për zonën e Europës, në të cilën bën pjesë edhe Shqipëria.

1. Danimarka 10
2. Hungaria 10
3. Portugalia 6
4. Suedia 6
5. Shqipëria 6
6. Malta 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›