E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja mund Turqinë, duke koleksionuar vetëm fitore

Madrid - Përfaqësuesja e Spanjës arriti të mundë mbrëmë Turqinë me rezultatin minimal 1-0 në ndeshjen e vlefshme për eliminatoret e kampionatit botëror “Afrikë e Jugut 2010”. Goli i vetëm për kampionët e Europës u shënua nga Pike në minutën e 60-të. Me këtë fitore Spanja ngjitet në kuotën e 15 pikëve, duke mbajtur të pacënuar kreun e grupit 5.

Kampionët e Europës në këto eliminatore kanë arritur të marrin vetëm fitore. Ndërsa, Turqia renditet në vendin e tretë, duke arritur të grumbullojë 8 pikë në 5 ndeshje.

Në ndeshjet e tjera të këtij grupi Bosnja fitoi në transfertë me Belgjikën 4-2, ndërsa Armenia u nda në barazim 2-2 me Estoninë. Më poshtë do të paraqesim renditjen e Grupit 5.

1. Spanja 15
2. Bosnja 9
3. Turqia 8
4. Belgjika 7
5. Estonia 2
6. Armenia 1

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›