“Shqipërinë e shohin me respekt”, Rama: Në 2027-ën mbajmë samitin e NATO-s, ardhja e Presidentit të SHBA-së mesazh i qartë

Në konferecnën tradicionale të fundvitit, kreu i qeverisë Edi Rama renditi disa nga arritjet kryesore të Shqipërisë gjatë vitit që po lëmë pas. Gjithashtu kryeministri tha se vitet e ardhshme në Shqipëri do të zhvillohen disa ngjarje të rëndësishme siç është Samiti i komunitetit politik evropian dhe samiti i NATO-s.
Rama: Janë organizuar një sërë samitesh dhe vitin e ardhshëm, më 16 maj do të presim samitin e komunitetit politik evropian. Aryseja pse Shqipëria e mori këtë mundësi është shumë e thjeshtë, sepse Shqipëria është një vend ku të gjithë shohin me sytë e respektit dhe me vlerësim. Akoma më e pamendueshme deri disa vite më parë, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në vitin 2027.
Ne kemi filluar punën së bashku me NATO-n. Një mision inspektimi i kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës ka ardhur në Tiranë për të bërë vlerësime. Ardhja e Presidentit të SHBA-së dhe gjithë udhëheqësve të NATO ëhstë një mesazh i qartë për të gjithë lidhur me Shqipërinë, lidhur me pozicionion tonë të ri politik në arenën tonë ndërkombëtare. Jemi një vend i vogël. Kemi një peshë modeste, por sot trajtohemi si të barabartë dhe me një respekt që asnjëherë më parë nuk kemi pasur në historinë tonë./vizionplus.tv