E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipërisë i shtohet edhe një talent

Shkelzen Gashi, mesfushori ofenziv është përforcimi i radhës në kombëtaren e futbollit. Lajmi vjen nga Zvicra ku futbollisti është formuar dhe vazhdon të luaj. Gashi 25 vjeçar është formuar si lojtar të Zurich, ndërsa ka qenë pjesë edhe e Schaffhausen, Bellinzona, Neuchatel Xamax, Aarau dhe Grasshopper ku luan prej një viti e gjysmë.

Ai ka luajtur me U-19 dhe U-21 të Zvicrës, por jo me kombëtaren e parë zvicerane, që e bën më të lehtë kalimin e tij në radhët e Shqipërisë.

Talenti i madh që lëvizi tek rivalët Zurich e Grasshoppers në kategoritë e reja, konsiderohet lojtar i pjekur, pas fillimeve të ashpra dhe me agresivitet në fushë. “Trajneri Michael Skibbe shumë shpejt do të ketë një lojtar të kombëtares shqiptare në radhët e veta”, raportojnë mediat zvicerane.

“Pas Amir Abrashit dhe Mërgim Brahimit shumë shpejt edhe Shkelzen Gashi do të luaj për kombëtaren shqiptare. Ish-anëtari i përfaqësueses U-21 të Zvcirës ka marrë një ftesë për ndeshjen miqësore të 14 gushtit kundër Armenisë”, raporton tabloidi.

Gashi është futbollisti kryesor i Grasshoppersit, e cila vitin e kaluar ishte nënkampione, ndrysa këtë vit konsiderohet favorite për titull kampioni në Zvicër./indeksonline/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›