Shqiponja s’lufton kundër serbëve

I veshur me një bluzë të kuqe të ngushtë, me maskë mbi sy dhe me një shqiponjë të zezë në gjoks, ‘Shqiponja’ lufton kundër të padrejtës dhe mbron të dobëtit nga të fortit.
Kështu e paramendoi, e pastaj edhe e vizatoi ‘Shqiponjën’ kryetari i Shoqatës së Stip-bërësve të Kosovës, prizrenasi Gani Sunduri, i cili për ‘Blic’ thotë se është rritur me stripat për ‘Zagorin’ dhe ‘Fantomin’.
Kur nga ‘Blic’ u pyet nëse stripi i tij ka ndonjë konotacion politik, Sunduri u përgjigj:
“Stripi im nuk ka lidhje me politikë, dhe nuk është i orientuar kundër pjesëtarëve të kombeve tjera në Kosovë apo kudo tjetër, e veçanërisht jo kundër serbëve – siç mendon dikush. Për të keqen që e lufton ‘Shqiponja’ nuk kish nevojë të gjurmoja gjatë, meqë gati gjysma e njerëzimit jeton nën sundimin e udhëheqësve të korruptuar, ndërkohë që edhe kriminaliteti lulëzon gjithkund. Temë e stripit të parë, por edhe e vazhdimit të tij, do të jetë lufta kundër narko-dilerëve”.