E Diel, 1 Nëntor 2026

Shqiptare harxhojne me shume per makina se sa per te ngrene

Raporti/INSTAT publikon Indeksin e Shitjeve ne Tregtine me Pakice. Rriten me 12.6 shpenzimet per makina

TIRAN- Nje fenomen i cuditshem raportohet nga Instituti i Statistikave ne lidhje me ekonomite e familjeve shqiptare. Shqiptaret harxhojne me shume para per makina se sa per ushqime.


Ne raportin e tij ne lidhje me Indeksin e Volumit te Shitjeve ne tregtine me pakice per tremujorin e dyte te ketij viti INSTAT veren nje rritje te ketij treguesi me 2.5 per qind ne raport me te njejten periudhe te vitit te shkuar si dhe me 3.1 per qind krahasuar me tremujorin paraardhes. Rritja e Indeksit te Volumit te shitjeve cilesohet si nje e dhene e mire e rimekembjes se ekonomise por ne raport me te dhenat e nje viti me pare ato vazhdojne te jene me te uleta.


Per te matur kete tregues INSTAT ka marre ne shqyrtim shpenzimet qe kryhen nga konsumatoret duke i ndare ato ne kater grupe kryesore. I pari ka te beje me Indeksin e Shitjeve me Pakice per grupin Artikuj te Perzier kryesisht jo ushqimore ndersa grupe te tjera jane edhe Artikujt e perzier kryesisht ushqimor perfshire edhe cigaret si dhe pijet alkoolike Tregtia mirembajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motocikletave si dhe Tregtia me pakice e karburanteve.


Dy te parat INSTAT i ka ndare edhe sipas vendit ku shiten sic jane njesite tregtare te specializuara edhe ato te pa specializuara.
Referuar te dhenave te INSTAT deri ne fund te qershorit indeksi i grupit Tregtia mirembajtja dhe riparimi i automjeteve dhe motocikletave ka pesuar nje rritje me te madhe se sa indeksi i grupeve Artikujt e perzier kryesisht ushqimor perfshire edhe cigaret si dhe pijet alkoolike dhe Artikuj te Perzier kryesisht jo ushqimore.


Nese gjate kesaj periudhe shpenzimet per artikuj ushqimore jane rritur me rreth 8.1 per qind dhe ato jo ushqimore me rreth 8.5 per qind shpenzimet me blerjen dhe mirembajtjen e makinave kane pasur nje ritem me te larte rritje me rreth 4 pike perqindje me shume pra 12.6 per qind. Per sa i perket punesimit ne Tregtine me Pakice verehet nje ulje e ketij indeksi me rreth 4.8 per qind ne raport me te njejten periudhe te nje viti me pare.


Tokat me qira Ruli mbledh drejtoret


TIRAN- Afrimi i afateve ligjore brenda te cilave do te duhet te behet evidentimi i siperfaqeve te tokave te pakultivuara ne te gjithe territorin e vendit ka bere qe ministri i Bujqesise Genc Ruli te mbledhe vartesit per te percaktuar detyrat e fundit deri ne daten 30 shtator kur do te fillohet nga puna.


Sipas ligjit per perdorimin e tokave te pakultivuara deri ne fund te ketij muaji duhet te behet percaktimi i parcelave qe nuk jane mbjelle per te vijuar me pas me publikimin e listes me tokat djerr dhe shpalljen e ankandeve per marrjen e tyre ne perdorim nga te tretet. I gjithe procesi duhet te jete mbyllur deri ne daten 20 mars te vitit tjeter. Ky eshte viti i pare ne te cilin do te filloje se zbatuari ligji i dhenies me qira tek te tretet te tokave qe nuk mbillen nga pronaret.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›