E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptarët duan det, turistët vende historike

Destinacionet mё tё preferuara nga turistёt e huaj nё Shqipёri nё sezonin turistik, mbetet zona me trashëgimi kulturore, si Butrinti, Gjirokastra, Berati apo edhe Kruja. Ndёrsa pёr sa i pёrket shqiptarёve, ato zgjedhin mё sё shumti vijёn bregdetare tё Jonit ku dy destinacionet mё tё kёrkuara janё plazhi i Dhёrmiut të Himarës dhe ai i Radhimёs nё Vlorё.

Por, sa ёshtё bёrё e mundur promovimi nёpёrmjet transmetimit tё reklamave, kёtё vit mund tё themi se nё kёtё drejtim ёshtё ndёrmarrё njё fushatё e dobёt promovimi.
 

Pёr kёtё sezon, akoma nuk kanё filluar tё shfaqen spotet publicitare nё mediat e rajonit si nё Kosovё dhe nё Maqedoni, vende kёto tё cilat janё tregjet mё tё rёndёsishme pёr turizmin nё Shqipёri.
 

Sipas Sokol Kongolit, pritet qё spotet televizive nё mediat maqedonase, do tё nisin tё transmetohen nё fillim tё muajit korrik.

 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›