E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqiptaret e kane merituar levizjen e lire drejt BE-se

04/10/2010Kryeministri Berisha vlereson se integrimi te bazohet mbi performancen

Kryeministri Sali Berisha ka deklaruar dje se qytetaret shqiptare meritojne liberalizimin e vizave. Gjate nje takimi me te rinjte federaliste evropiane kreu i Qeverise ka theksuar se Shqiperia ka pasur dy projekte madhore integrimin ne Aleancen e Atlantikut te Veriut NATO dhe integrimin ne Bashkimin Evropian. I gjithe universi i reformave i kushtohet integrimit ne BE. Une ju jam shume mirenjohes juve dhe te gjithe atyre qe mbeshtesin liberalizimin e vizave per vendin pasi prek nje nga lirite me te cmuara te qenieve njerezore. Imagjinoni nga nje liri e levizjes shqiptare ne nje liri evropiane te levizjes. Sa shume zgjeron sa shume influencon pozitivisht psikologjine e njerezve. Ne kemi punuar shume dhe e meritojme ate ka deklaruar Berisha. Duke folur mbi procesin ne funksion te liberalizimit te vizave shefi i ekzekutivit u shpreh se institucionet shteterore shqyrtuan te gjitha kerkesat e BE-se. Ai beri me dije se gjate gjithe takimeve qe ka pasur me homologe te tij evropiane ka kerkuar per Shqiperine nje vleresim te drejte. Cdo proces per shqiptaret duhet te jete i bazuar ne performance. Kjo eshte per interesin e tyre jetesor ka thene ai. Kryeministri Berisha eshte shprehur se programi i Qeverise qe drejton i eshte perkushtuar teresisht procesit te integrimit. Sipas tij hapi tjeter institucional lidhet drejtperdrejt me statusin e vendit kandidat ne Bashkimin Evropian dhe plotesimi i cdo detyrimi qe vjen nga ky status. Procesin e marr si nje proces qe duhet te bazuar ne performance. Nuk ka me nje klime shume te ngrohte per zgjerimin por per sa i perket Ballkanit perendimor eshte quajtur si nje proces i pakthyeshem dhe nuk ka me hezitime per vendet tona te jene ne gjendjen ku duhet te performojne ka deklaruar ai. Kreu i Qeverise ka pohuar se rruga gjate 20 viteve per te mberritur deri ne finalizimin e projektit evropian nuk ka qene e lehte. Kryeministri vleresoi se liria e levizjes influencon pozitivisht psikologjine e njerezve.

Kryeministri Berisha beri keto komente pasi federalistet e rinj evropiane i dorezuan kreut te Qeverise nje projektrezolute permes se ciles i kerkojne Parlamentit Evropian dhe Keshillit te Ministrave te BE-se heqjen sa me pare te vizave me vendin tone.

Si do te votohet vendimi per heqjen e vizave

Parlamenti Evropian pritet te votoje ne nje seance te posacme rezoluten e Komisionit te Puneve te Brendshme Drejtesise dhe Lirive Civile. Sipas axhendes rezoluta do te hidhet per votim ne nje nga seancat e dates 6 dhe 7 tetor te ketij viti. Pas ketij hapi te rendesishem ceshtja per liberalizimin e vizave per qytetaret shqiptare dhe atyre boshnjake do te kaloje per diskutim dhe miratim ne Keshillin e Ministrave te Brendshem te Bashkimit Evropian. Keshilli do te mblidhet me 7 dhe 8 nentor te ketij viti ku do te rekomandoje heqjen e vizave per Shqiperine dhe Bosnje Hercegovinen.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›