E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kerkohet mbrojtja e te drejtave themelore te njeriut

01/10/2010Kreret e PDU-se ne SHBA per problemin e popullsise came

Idrizi dhe Tahiri takime me perfaqesues te diaspores

Kreret e Partise per Drejtesi dhe Integrim gjate qendrimit ne Shtetet e Bashkuara kane zhvilluar nje takim te vecante me Robert Hand dhe Ronald McNamara anetare te grupit keshillimor te Komisionit te Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe prane Komitetit te Helsinkit. Kryetari i PDU-se Shpetim Idrizi dhe deputeti i kesaj force politike Dashamir Tahiri dorezuan dosjen informative me fakte ligjore mbi gjenocidin bere ndaj popullsise came dhe te drejten pronesore qe ende sot i mohohet. Deputeti Dashamir Tahiri kerkoj sugjerime nga ky grup keshillimor per rrugen dhe strategjine qe PDU-ja mund te ndjeke per arritjen e objektivave te saj. Te dy deputetet e PDU-se sqarojne gjithe historikun e ceshtjes came dhe te sjelljes aktuale te te gjithe aktoreve te ngaterruar ne kete ceshtje. Ne vijim te takimeve me zyrtare te larte amerikane Irizi dhe Tahiri biseduan edhe me kongresmenin Ben Chandler ku u theksua rendesia e ceshtjes came si nje nga ceshtjet e fundit e pazgjidhura ne Ballkan. Gjate bisedes u fol edhe per nderhyrjen e gjithe aktoreve politike relevante per te kerkuar ushtrimin e se drejtes themelore te prones dhe te drejtave te njeriut nga cdo shtet europian.

Gjithashtu lidershipi i partise qe mbron interesat dhe te drejten e komunitetit cam paten nje takim te vecante edhe me drejtorin e pergjithshem te Keshillit Kombetar Shqiptaro-Amerikan Avni Mustafa te cilit i kerkuan sensibilizimin dhe angazhimin per zgjidhjen e ceshtjes kombetare shqiptare dhe ne vecanti asaj came. Kreu i PDU-se Shpetim Idrizi ka theksuar rendesine e diaspores shqiptare ne mbrojtjen e ceshtjes kombetare dhe se roli i tyre ka qene vendimtar ne sensibilizimin e aktoreve nderkombetare. Mesohet se Mustafa ka ofruar bashkepunimin e tij per koordinimin e gjithe diaspores shqiptare per zgjidhjen perfundimtare te ceshtjes kombetare.

Instituti i Paqes

Lidershipi i PDU-se i ka dorezuar dosjen qe permbledh problematiken e komunitetit cam drejtuesit te Institutit Amerikan te Paqes Daniel Serwer. Gjate takimit kreu i PDU-se ka theksuar rendesine nderkombetare qe ka ky institut ne zgjidhjen dhe promovimin e zgjidhjeve paqesore dhe bashkepunimit. Ne kete kuader kreret e PDU-se informuan Serwer mbi ceshtjen came historikun e saj dhe dorezuan dosjen perkatese. Te njejten doje PDU-ja i ka dorezuar edhe Departamentit amerikan te Shtetit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›