E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Fitorja jonë në këto zgjedhje ishte plebishitare. Do rrisim sërish pagat e pensionet

Kryeministri Berisha, gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PD-së, ka thënë se koalicioni qeveritar ka arritur një fitore plebishtare në zgjedhjet e 8 majit. Sipas Berishës, kjo është fitorja e katërt me radhë e mazhorancës.

U bë gara e katërt me radhë që fiton mazhoranca, më 2005, 2007, 2009 dhe tani, e cila ishte një fitore plebishtare. Kjo fitore ishte një vlerësim për premtimet që kemi mbajtur. Koalicioni jonë mori 17% vota më shumë se koalicioni i opozitës, tha Berisha gjatë fjalës së tij.

Sipas Berishës, në këto zgjedhje morën pjesë një numëri i madh qytetarësh, çka tregon sipas tij, se në këtë vend ka besim dhe optimizëm.

Këto zgjedhje faktuan se Shqipëria po mbushet, duke qenë se dolën në votime më shumë qytetarë se kurrë gjatë këtyre 15 viteve të fundit. Kjo tregon se në këtë vend ka optimizëm, ka besim dhe kjo është një energji e madhe dhe e jashtëzakonshme, pohoi Berisha.

Ai ka thënë se qeveria e tij ka gati një paketë për rritjen e pagave dhe pensioneve, pasi sipas tij, qytetarët shqiptarë e meritojnë një gjë të tillë, duke qenë se e kanë votbesuar mazhorancën e tij me votë.

Qeveria ka bërë gati paketën për rritjen e rrogave dhe pensioneve. Rritja e rrogave dhe pensioneve ka qenë shtylla kryesore e qeverisjes së kësaj mazhorance dhe do të vazhdojë që të jetë, për sa kohë që shqiptarët na votojnë. Në vitin 2005 ne gjëtëm një system rrogash dhe pensionesh ndër më të papërshtatshmit për qytetarët shqiptarët, ka thënë Berisha.

Ai ka bërë edhe krahasime me kohën e komunizmit, duke thënë se pensionistët atëherë kishin vetëm dy këmisha, ndërsa në kohën e qeverisë së tij, sipas Berishës, ata kanë shumë më shumë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›