Shqiptaret ne Zvicer krijojne parti politike
CVP Partia Popullore Demokristiane e Zvicres e kantonit te Lucernit merret me gjeneratat e dyta te emigranteve nga Kosova. Te shtunen ata themeluan Bashkimin e Kosovareve Demokristian CDK. CVP deshiron keshtu ti mbeshtese kosovaret ne integrimin e tyre politik dhe ti perfitoje edhe si votues
CDK nuk eshte bashkimi i pare brenda CVP-se se Lucernit. Krahas CVP-se se Grave dhe CVP-se Rinore ekziston edhe nje bashkim i pleqve dhe nje e punedhenesve. Tashme pese vjet aty jane te organizuar edhe migrantet italiane ne Movimento Popolare.
Mirepo Movimento nuk ishte shume aktiv sic tha kryetari i partise Martin Schwegler te premten para medieve. CVP deshiron te nxjerre mesim nga kjo dhe CDK-ne ta perkrahe me fort. Me kete rast behet fjale edhe per gjera qe ne shikim te pare duken banale si per shembull jeten ne shoqate me te cilen shume pak imigrante jane te njohur.
CDK-ja kryesohet nga Llesh Duhanaj dhe Ben Desku. Duhanaj erdhi si femije ne Zvicer. Ai punon si mesues dhe ne Wolhusen eshte anetare i komisionit per dhenien e shtetesise. Desku eshte i lindur ne Zvicer dhe me profesion eshte inxhinier procesesh.
CDK eshte e hapur per njerezit me prejardhje shqiptare te cilet deshirojne te integrohen dhe te veprojne politikisht ne Zvicer. Fondament eshte mendimi i krishtere me crast CDK-ja pranon shprehimisht edhe jo te krishtere. Kurse pasaporta zvicerane nuk eshte parakusht.
CDK deshiron te stimuloje integrimin e kosovareve permes punes politike dhe keshtu edhe ta korrigjoje anamorfozen qe ekziston per kosovaret.
Ekzistojne mijera shembuj te integrimit te suksesshem - theksoi Desku.
CVP shpreson qe me CDK-ne jo vetem te perfitoje votues te rinj por edhe njohuri. Ne politike ka shume njerez te cilet nuk kane pune drejtpersedrejti me te huaj - tha Schwegler.
E mundshme eshte qe CDK-ja me vone te marre pjese me kandidate te vet. Schwegler eshte i vetedijshem se nje CDK e etabluar do te mund edhe ta sfidonte partine ame. CVP-ja e Lucernit eshte e para e cila themelon nje bashkim per imigrantet nga Kosova.
CDK-ja ne CVP-ne e Lucernit do ta marre nje vend ne kryesi si dhe tri vende te delegateve.